Always get up …..

Reblogin it to remind you all to GET UP

Skerdi's Blog

Im sure everyone of us has experienced one of those days when its difficut to get up from bed . Some of us are tired and need some more sleep , some of us are afraid of what awaits them and dont want to get up and to face the problems that the day puts through them .

In my experience theres nothing better then confronting your own problems and your own fears by looking them in the eyes and telling them they are nothing to you  .I know its easier said then done but find that strength in you and whatever bad thing happened yesterday , whatever fear you have in your gut , is going to go away by action , action is the fear killer . Lose yourself in positive thinking , drink a cup of coffe and show the middle finger to all your problems and…

View original post 11 more words

Dita e shqipetareve per te qeverisur ………

Sot eshte nje dite me rendesi te madhe per shqipetaret pasi sot vendoset kush do qeverisi vendin e tyre :

Perballe njeri tjetrit jane 3 parti kryesore me aktore te cilet i njohim mire :

I pari qe eshte dhe kryeministri yne shquhet per pikpamje narcistike . Madati i tij ka qene i shoqeruar nga reforma shume te mira dhe reforma shkaterrimtare , me debate , me percarje brenda grupit dhe ne fund me Vetingun e shumepritur .  Ne teresi nje mandat shume i ngaterruar kjo ndoshta dhe per shkak te nje koalicioni  jo fort solid dhe presionit te perhershem te opozites ,por nje performance e mire ne disa sektore ku  kishte nevoje emergjente per nderhyrje  si dhe fitorja masive e bashkive 2 vite me pare e bejne Ramen kandidatin favorit per ti fituar keto zgjedhje .

I dyti na vjen nga PD qe gjysmen e kohes bojkotoi , u ul ne cader , beri presione per te perfituar sado pak nga efekti i Vetingut , por qe me nje levizje te vetme ngriti pozitat e tij me lart sec vete ai do ta kishte menduar . Lista e kandidateve per deputete ishte kryevepra e Bashes . Me ate liste ai tregoi se ishte ai lidershipi  dhe se gjerat ne PD behen sipas menyres se tij . Ky gjest  e ngre Bashen ne nivelin e duhur per ti luftuar keto zgjedhje dhe ceshte me e rendesishmja e le popullin te kuptoje qe ky njeri mund te drejtoje.

I treti edhe pse tani me ne rolin e Presidentit te Republikes  qe per mua do te mbahet mend gjithmone si njeriu i 7 % ( sepse shqiptaret harrojne shpejt ) ndodhet ne nje pozite ne te cilen nuk ka qene ndonjehere me pare . Me gjithe shpalljet nga te katerta anet se LSI-ja e tij do dali force e pare ai e gjen veten pa nje aleat . Marreveshja Rama – Basha duhet ti kete renes i infarkt zotit Meta e megjithate ai vazhdon te jete i mendimit se do te jete ne qeveri per mandatin e 3-te rradhazi, kesaj here ndoshta me kryeministrin e vendosur nga LSI-ja e tij e dashur . Ne syrin tim shanset jane te pakta por duke njohur Meten nje “hail mary ” e tij mund ta ndryshoje totalisht lojen . Kshuqe pavaresisht se i disfavorizuar edhe ai ka nje mundesi te marre nje pjese nga torta .

I katerti qe eshte populli do te votoje sic ka bere gjithmone , sipas bindjeve , sipas premtimeve per pune , sipas ndonje leku nen dore , sipas kercenimeve te punedhenesve etj. Problemi eshte cfare ndodh pasi hidhet kjo vote ?! A do te behen ndonjehere valle shqipetaret bashke pertej ngjyrave partiake per “tja marre frymen ” qeverise kushdo qofte ajo e majte apo e djathte  ?! A do dalin shqiptaret ti mbushin sheshet kur tju rritet nje cmim apo kur tu behet nje e padrejte ?! Shqiptaret sic kane teserat e partive duhet te vrapojne te marrin teserat e shoqerive civile . Votoje partine tende , vere ne pushtet , ama mos u kenaq nga nje pune qe te jepet por ndiqi rreformat me kujdes dhe aty ku calon puna dil ne shesh , ngri dhe cader po te duash se kshu na mesooi zoti Basha.

Populli shqiptar e ka treguar 2 here forcen e tij : Heren e pare me armet kimike dhe heren e dyte me importin e pleherave populli shqiptar ka ngadhejuar mbi politiken dhe i vetmi fakt i dukshem ka qene se sa frike na kane ata ne , po po politikanet e medhenj na kane frike , sepse ne vendosim per ato vilat e tyre , per ato makinat e shtrenjta , per studimet e femijeve te tyre . Prandaj cilado parti u zgjedhte ne krye mbushini sheshet drejtojini ju reformat popull i dashur sepse ne fund te fundit ju jeni sovrani .

Ka ardhur koha e shqipetareve per te qeverisur ……